Biden paralajmëron Putinin: Nëse Aleksei Navlny vdes, pasojat për Rusinë do të jenë shkatërruese

Biden paralajmëron Putinin: Nëse Aleksei Navlny vdes, pasojat për Rusinë do të jenë shkatërruese

20:11, 16/06/2021

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka dërguar një mesazh të prerë dhe të fortë në drejtim të homologut të tij rus, Vladimir Putin, në lidhje me çështjen e Aleksi Navalnyt.

Biden ka bërë të qartë, se në rast se Aleksei Navalny vdes, atëherë pasojat për Rusinë do të jenë shkatërruese.

Po ashtu, kreu i shtetit amerikan hodhi akuza në drejtim të Moskës, duke thënë se Rusia po përpiqet që të ruajë me dëshpërimin imazhin e një shteti, që është ende “superfuqi botërore”, raporton BBC.

Biden tha se Rusia do të paguajë për çdo ndërhyrje të jashtëligjshme në SHBA, Europë apo kudo në botë.

“Ata nuk janë në gjendje që të diktojnë atë që ndodh në botë. E njëjta gjë ndodh edhe me liderin e opozitës në Rusi, Aleksei Navalny.

Nëse ai vdes atje, pasojat për Rusinë do jenë të parikuperueshme”, tha Biden.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco