15 vjet burg për 'njeriun' që e vrau nënën e tij dhe ia hëngri trupin

15 vjet burg për 'njeriun' që e vrau nënën e tij dhe ia hëngri trupin

19:21, 16/06/2021

Një spanjoll është dënuar me 15 vjet burg pasi vrau nënën e tij dhe hëngri eshtrat e saj.

Alberto Sanchez Gomez, u arrestua në vitin 2019, policia kishte gjetur pjesë të trupit të nënës së tij rreth shtëpisë së tij dhe në disa kontejenerë të plastikës.

Gjykata ka hedhur poshtë argumentet e Sanchez se ai ishte duke përjetuar një episod psikotik në kohën e vrasjes.
28 vjeçari do t’ia paguajë vëllait të tij 60 mijë euro si kompensim, shkruan BBC.

Sanchez kishte vrarë nënën e tij pas një mosmarrëveshje, duke ia copëtuar pjesët e saj të trupit dhe për dy javë i kishte dhënë edhe qenit të tij që t’i hante ato.

Mediat spanjolle thonë se ai kishte qenë i njohur për policinë për shkak të dhunës ndaj nënës së tij dhe se ai kishte shkelur një urdhër ndalimi në kohën e arrestimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco