Arrestimi i Navalnyt, Putin: Ai e dinte se ishte në kërkim, por përsëri u kthye në Rusi

Arrestimi i Navalnyt, Putin: Ai e dinte se ishte në kërkim, por përsëri u kthye në Rusi

18:43, 16/06/2021

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin është duke mbajtur një konferencë për mediat pas Samitit të Gjenevës me homologun amerikan Joe Biden.

I pyetur për arrestimin e Navalnyt, Putin bëri thirrje për mbulim të paanshëm mbi incidentin.

“Ky person e dinte që ai shkeli ligjin në Rusi dhe ai është një shkelës i përsëritur”, tha Putin.

“Ai e dinte mirë se ishte në kërkim, por megjithatë u kthye në Rusi dhe ai qëllimisht donte të arrestohej”.

“Ai bëri atë që donte të bënte”, përmbylli ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco