Putin “thyen heshtjen” pas takimit me Biden: Nuk ka armiqësi, por diferenca në pozicione. Kemi rënë dakord që diplomatët…

Putin “thyen heshtjen” pas takimit me Biden: Nuk ka armiqësi, por diferenca në pozicione. Kemi rënë dakord që diplomatët…

18:16, 16/06/2021

Pas takimit katër orësh që ka pasur në Gjenevë me presidentin e SHBA-ve, Joe Biden, kreu i shtetit rus Vladimir Putin ka folur për mediat.

Putin i ka konsideruar bisedimet si “shumë konstruktive”, duke theksuar se nuk ka pasur armiqësi në këtë takim, por vetëm diferenca në pozicione, shkruan BBC.

Po ashtu Putin deklaroi se Rusia “ka dhënë informacion të plotë” për SHBA-të lidhur me sulmet e pretenduara kibernetike. Ai tha se SHBA-të nuk ishin përgjigjur.

Ndërsa, Putin ka thënë se SHBA dhe Rusia kanë rënë dakord që të mos dëbohen diplomatët nga të dyja vendet. Presidenti rus tha se ishte diskutuar gjithashtu mbi Ukrainën, por nuk ha detaje për këtë çështje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco