Putin në konferencë: Do të rikthejmë diplomatët

Putin në konferencë: Do të rikthejmë diplomatët

18:02, 16/06/2021

 

Presidenti rus Vladimir Putin po mban një konferencë shtypi në Gjenevë pas takimit të tij me shefin e Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden.

Në samitin, i cili është planifikuar të jetë pjesa e fundit e udhëtimit të Biden në Evropë, dy presidentët diskutuan çështjet kryesore në marrëdhëniet dypalëshe dhe temat për agjendën ndërkombëtare.

Presidenti rus i ka quajtur bisedimet “shumë konstruktive” dhe tha se nuk mendonte se kishte “armiqësi”. Ai thotë se të dy palët kanë rënë dakord të kthejnë diplomatët e dëbuar nga vendet e njëri-tjetrit. Kështu, ambasadorët e SHBA dhe Rusisë do të kthehen në postet e tyre diplomatike.

Çështja se kur do të ndodhte kjo është një “thjesht teknike”, tha Putin, përcjell abcnews.al

Putin gjithashtu theksoi se kishin diskutuar për Ukrainën që ndoshta të bashkohej me aleancën e NATO-s. Dy homologët janë ndalur edhe tek sulmet kibernetike. Putin tha se Rusia kishte dhënë informacion të plotë për SHBA mbi këto sulme të pretenduara. Ai tha se SHBA nuk ishin përgjigjur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco