Pasi imitoi një video të Tik-Tok si të krijojë quka në fytyrë, 21-vjeçarja austriliane humb shikimin përkohësisht

Pasi imitoi një video të Tik-Tok si të krijojë quka në fytyrë, 21-vjeçarja austriliane humb shikimin përkohësisht

17:31, 16/06/2021

“Tik-Tok” është padyshim aplikacioni më atraktiv që ka arritur të mbledhë miliona përdorues të moshave të ndryshme, nga e gjithë bota.

Përveç argëtimit, ky rrjet social ka rezultuar edhe i rrezikshëm për shkak se shumë të rinj kanë rrezikuar jetën për realizimin e një videoje.

Një ndër rastet e tilla ishte dhe australianja, Tilly Whitfeld e cila ka treguar se si është verbuar përkohësisht nga përdorimi i një metode që realizonte quka në fytyrë.

Ajo u shpreh se u frymëzua nga një klip që ka parë në Tik-Tok dhe se përdori një bojë tatuazhesh nga e-Bay, produkt të cilin nuk e dinte nëse do të kishte efekte anësore.

“Nuk më dhimbte aspak, kështu që nuk mendova se duhej të ndaloja“- u shpreh ajo.

Më pas, ajo tregoi se ka shpenzuar rreth 8,500 paund për të gjetur një zgjidhje të këtij problemi, por pa rezultat dhe ju ka bërë thirrje të gjithë të rinjvë që të mos përdorin këto “truke” bukurie në shtëpi pasi mund të ketë pasoja fatale.

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco