Donald Trump me biznes të ri? 'Presidenti' shet akullore në Pakistan

Donald Trump me biznes të ri? 'Presidenti' shet akullore në Pakistan

11:31, 14/06/2021

Një person që shet akullore në Pakistan është quajtur “Donald Trumpi albin” për shkak të ngjashmërisë me ish-presidentin amerikan.

Sipas mediave të huaja, burri me albinizëm, u filmua duke shitur akulloren e tij në rrugët e Sahiwal në Punjab dhe njerëzit u çuditën nga ngjashmëria e tij me Trump.

Burri mund të shihet duke kënduar ndërsa qëndron pranë karrocës së tij, duke demonstruar se ai është gjithashtu një biznesmen, si Trump.

Në të vërtetë, sjelljet dhe lëvizjet e duarve duken shumë të ngjashme me ato të Donald, ndërsa zëri i tij ndryshon dukshëm nga ish-presidenti.

Një person komentoi: “Donald Trump është zhvendosur në Pakistan”, ndërsa një tjetër tha: “Biznesi i ri i Donald Trump. Shitja e akullores.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco