Takimi i presidentit amerikan me atë rus/ Çfarë dëshiron Putin nga Biden?

Takimi i presidentit amerikan me atë rus/ Çfarë dëshiron Putin nga Biden?

11:09, 14/06/2021

Samiti i Gjenevës midis Vladimir Putin dhe Joe Biden në 16 qershor nuk pritet që të jetë një takim miqësor.

Si fillim, Rusia së fundmi përfshiu SHBA në listën e saj zyrtare të "shteteve jo miqësore".

Të dyja palët nuk përshkruajnë se çfarë marrëdhëniesh kanë saktësisht dhe asnjëra anë nuk ka aktualisht një ambasador në vendin përkatës; Zyrtarët e lartë rusë janë nën sanksione amerikane për gjithçka, nga aneksimi i Krimesë së Ukrainës deri te ndërhyrja e pretenduar në zgjedhje, dhe dy ish-marinsa amerikanë tani janë në burgjet ruse - një që është dënuar me 16 vjet  burg, i akuzuar për spiunazh, raporton BBC.

Për më tepër, në një intervistë në muajin mars Joe Biden përdori për Vladimir Putin shprehjen “vrasës”. E megjithatë, të dy liderët politikë botërorë do të takohen si presidentë për herë të parë, dhe disa në Rusi e shohin atë si një arritje më vete.

Gjithçka ka lidhje me “statusin”

"Takimi i nivelit të lartë është i rëndësishëm për sa i përket simbolikës; ajo e vendos Rusinë në të njëjtën linjë me SHBA dhe për Putin simbolika nuk është e parëndësishme", thotë Andrei Kortunov, drejtori i think-tank RIAC në Moskë.

Edhe një analiste politike ruse shprehet se Putin e ka pranuar takimin, me gjasë se ai do që të “ndihet i barabartë me presidentin amerikan”.

"Putini padyshim që dëshiron të jetë i barabartë me presidentin e SHBA. Ai dëshiron të respektohet me kushtet e tij", tha analistja politike Lilia Shevtsova. "Putini dëshiron të demonstrojë muskuj force dhe gjithashtu të tregojë se nuk ka asgjë mangët nga kreu i shtetit amerikan.

Historia mes vendeve dhe shpresat për më mirë

Zgjedhja e Gjenevës si një mjedis i referohet një takimi të Luftës së Ftohtë në 1985: samiti i parë midis Ronald Reagan dhe Mikhail Gorbachev. Por ka pak mundësi që ngjarja e kësaj jave të përputhet me atë për sa i përket raportit personal ose situatës politike.

Shtëpia e Bardhë sot thotë se qëllimi i saj është një marrëdhënie "e qëndrueshme" dhe "e parashikueshme" me Rusinë. Por Krimeja është edhe një arsye tjetër pse shtetet e fuqishme kanë “përplasje”. Sipas disa analistëve politikë, edhe SHBA mund të ketë interes “të afrojë” Rusinë, pasi nëse kjo nuk ndodh, shteti rus mund të bëhet akoma më i paparashikueshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco