Shefi i mafias turke Sedat Peker mohon arrestimin e tij në Dubai

Shefi i mafias turke Sedat Peker mohon arrestimin e tij në Dubai

11:03, 14/06/2021

Thashethemet ishin të shumta në lidhje me arrestimin e shefit të mafias turke Sedat Peker të dielën (13 qershor) në mbrëmje në Dubai, por që ai më vonë e mohoi atë përmes Twitterit.

Peker  me anë të deklaratës së tij tregoi se ai u mor nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe por më pas u kthye te familja e tij.

Ai u shpreh:

''Miqtë e mi të dashur, unë  u thirra në stacionin policor vetëm për të bideduar. Tani jam kthyer sërish në vendin ku po qëndroj me familjen time. Pata një bisedë të ndërsjelltë për shkak ët intensitetit të akuzave kundër meje. Meqënesë Inerpoli nuk ka asnjë vendim për mua ata më thanë se isha mysafir në vendin e tyre si të gjithë të tjerët.  Ata më njoftuan se kishte shumë raporte dhe atentate kundër meje, siç e dimë të gjithë’’ duke shtuar:

‘’Në të vërtetë, unë nuk jam një person i kërkuar sipas ligjit ndërkombëtar. Prandaj, nuk është e mundur që shteti ynë suprem të organizojë një operacion zyrtar kundër meje. Ata më trajtuan me edukatë ashtu si trajtojnë çdo person normal."

Sidoqoftë, fakti që ai nuk informoi përmes videos shkakton shqetësim, pasi pritej edhe video me zbulimet "e nxehta" për dhëndrin e Erdoganit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco