Amerika me detyrë të re për NATO

Amerika me detyrë të re për NATO

08:38, 14/06/2021

Shtëpia e Bardhë ka kumtuar se anëtaret e alancës së NATO-së do duhej të fillojnë “një seri të iniciativave ambicioze” në prag të Samitit që do mbahet sot në Bruksel, njofton “Reuters”.

Qëllimi, si konsiderojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës është që të sigurohet se Aleanca do të vazhdojë të ruaj sigurinë deri pas 2030 dhe pas kësaj kohe.


Kjo iniciativë thuhet se do të jetë shqyrtim i konceptit strategjik të 30 anëtareve të Aleancës veri-atlantike, në të cilën përfshihet edhe raporti ndaj “politikës agresive dhe aksioneve të Rusisë” si dhe “sfidat që përbën Kina për sigurinë kolektive, prosperitetin dhe vlerat e vendeve anëtare”.

Shtohet se duhet të revidohen dhe çështjet e ndërlidhura me kërcënimet trans-nacionale siç janë terrorizmi, sulmet kibernetike dhe ndryshimet klimatike, transmeton Rojters.


Shtëpia e Bardhë ka shtuar se koncepti i ri strategjik do të jetë i gatshëm për miratimin në Samitin e ardhshëm të NATO-së që parashihet të mbahet në vitin 2022

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco