G-7 e ndarë mbi thirrjen e presidentit Biden për qëndrim të ashpër ndaj Kinës

G-7 e ndarë mbi thirrjen e presidentit Biden për qëndrim të ashpër ndaj Kinës

13:09, 13/06/2021

Udhëheqësit e G-7-ës duket se janë të ndarë lidhur me thirrjen e Presidentit të Shtetet e Bashkuara Joe Biden për të ndërmarrë veprime më agresive kundër Kinës, përfshirë praktikat e saj të punës së detyruar, mungesën e vullnetit për të luajtur sipas rregullave ndërkombëtare të tregtisë dhe mekanizmin problematik të financimit të infrastrukturës globale.

“Pati disa diskutime interesante dhe në një fare mase mospërputhje mendimesh,” tha një zyrtar i lartë i administratës së Presidentit Biden ndërsa informonte gazetarët pas seancave të G-7-së në Cornwall të Britanisë.

Zyrtari foli me kushtin që të mos identifikohej. Udhëheqësit e G-7-ës ranë dakord se kërcënimi i një Kine gjithnjë e më agresive është real, por kanë mendime të ndryshme në lidhje me forcën e kundërpërgjigjes, tha zyrtari.

Italia, Gjermania dhe Bashkimi Evropian duket se hezitojnë të marrin një qëndrim sa më të ashpër ndaj Kinës, dhe duan të përqendrohen më tepër në “natyrën bashkëpunuese të marrëdhënies”.

SHBA, Britania, Kanada dhe Franca, nga ana tjetër , duan të jenë më “të orientuar drejt veprimit” në shkallë të ndryshme. Japonia duket të jetë më e pavendosura në grup.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco