Kina paralajmëron G7: Grupet e vogla nuk sundojnë botën

Kina paralajmëron G7: Grupet e vogla nuk sundojnë botën

11:53, 13/06/2021

Kina ka paralajmëruar udhëheqësit e G7, se ditët kur një grup “i vogël” vendesh kanë vendosur për fatin e botës nuk ekzistojnë më. Komentet vijnë nga një zëdhënës i ambasadës kineze në Londër, ndërsa udhëheqësit kërkojnë të marrin një pozicion të unifikuar mbi Kinën.

“Ditët kur vendimet globale merreshin nga një grup i vogël vendesh i përkasin të së kaluarës.” “Ne gjithmonë kemi besuar se vendet, e mëdha apo të vogla, të forta ose të dobëta, të varfra ose të pasura, janë të barabarta, dhe se çështjet botërore duhet të konsultohen me të gjitha vendet.”

Analistët thonë se Presidenti i SHBA-së Joe Biden është i vendosur që fuqitë perëndimore duhet të veprojnë menjëherë për ti dhënë “fund” fuqisë së Kinës.  G7 njoftoi dje një plan për vendet në zhvillim në përgjigje të një skeme masive kineze, Nisma “Një Rrip, Një rrugë”.

Sipas burimeve zyrtare, Presidenti Biden po përpiqet të gjejë një zgjidhje për botën post-pandemike mes një luftë midis demokracive dhe autokracive. Por duket se nuk ka ende konsensus midis kombeve të G7 nëse Kina është një partner, një konkurrent apo një kërcënim për sigurinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco