Gazetarja palestineze shtatzënë, vritet nga raketat izraelite me bashkëshortin dhe dy fëmijët

Gazetarja palestineze shtatzënë, vritet nga raketat izraelite me bashkëshortin dhe dy fëmijët

22:44, 17/05/2021

Mes viktimave të një bombardimi izraelit të mërkurën në mbrëmje qëndron emri i Reema Saad, me profesion gazetare, 30-vjeçe, e cila ishte në muajin e katër të shtatzënisë.

Bashkëshorti dhe dy fëmijët e saj humbën jetën me të. Sipas gazetës, Middle East Eye gazetarja ishte në banesën e saj në periferi të Tal al-Haëa, në jug të qytetit të Gazës, ku rreth orës 01:30 të mëngjesit, ndërtesa u godit nga një tjetër sulm, duke mos i lënë asnjë mundësi asnjë anëtari familjes së saj të shpëtojë.

Pas bombardimeve, ekipet e shpëtimit ndërhynë për të nxjerrë njerëzit e mbetur nën rrënoja. Trupi i Reema u gjet i pajetë, ndërsa burri dhe djali i saj i vogël u dërguan në spital, ku më pas ndërruan jetë.

“Kur zbuloi se ishte shtatzënë, Reema ishte shumë e lumtur”,  tha Samar Saad, motra e gazetares Middle East Eye, duke shtuar se “djali i saj Zaid shpresonte që foshnja të ishte djalë”.

Reema dhe Zaid janë mes 192 civilëve palestinezë të vrarë që nga fillimi i javës, kur Izraeli filloi bombardimet në Rripin e Gazës.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco