Mbretëresha Elizabeth II përcakton prioritetet e qeverisë Britanike

Mbretëresha Elizabeth II përcakton prioritetet e qeverisë Britanike

16:54, 11/05/2021

Mbretëresha Elizabeth II, shfaqet për herë të parë në një event zyrtar që nga ndarja e bashkëshortit Princ Philip, tre javë më parë.

 

Në një ceremoni të kufizuar për shkak të pandemisë, mbretëresha 95-vjeçare hapi sesionin e ri parlamentar duke bërë me dije prioritetet e qeverisë britanike, ku në fokus ishte rinovimi i demokracisë.

 

“Prioriteti i qeverisë time është të sigurojë një rimëkëmbje kombëtare nga pandemia që e bën Mbretërinë e Bashkuar më të fortë, më të shëndetshme dhe më të begatë. Për të arritur këtë, qeveria ime do të lartësojë mundësinë në të gjithë sektorët duke mbështetur vendet e punës, bizneset, rritjen ekonomike. Qeveria ime do të forcojë dhe rinovojë demokracinë dhe kushtetutën. Ministrat do të zbatojnë ribashkimin e integruar të sigurisë, mbrojtjes, zhvillimit dhe politikës së jashtme. Qeveria do të vazhdojë të ofrojë ndihmë atje ku ajo ka ndikim më të madh në uljen e varfërisë dhe lehtësimin e vuajtjeve njerëzore. Qeveria ime do të mbështesë të drejtat e njeriut  dhe demokracinë në të gjithë botën”, tha mbretëresha Elizabeth II.

 

Në fjalimin 10-minutësh, mbreteresha bëri me dije 26 projektligjet që përfshinin çështjet e dhunës, mbështetje për viktimat e dhunës, dhe investimet ne industrinë e gjelbër.

Në 18 muaj që kur Konservatorët e Boris Johnson u rizgjodhën me një shumicë të madhe parlamentare, agjenda e tij është eklipsuar nga pandemia.

Me programin e shpejtë të vaksinimit dhe nivelet e ulëta të të infektuarve, Boris Johnson shpreson të ringjallë agjendën e tij. Pas përfundimit të daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian në fund të vitit 2020, Boris Johnson ka dashur të dëshmojë  përfitimet e Brexit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco