Përshkallëzohet situata në ‘Ditën e Jeruzalemit’, 6 raketa qëllohen nga Rripi i Gazës

Përshkallëzohet situata në ‘Ditën e Jeruzalemit’, 6 raketa qëllohen nga Rripi i Gazës

17:48, 10/05/2021

Ditën e sotme, gjashtë raketa janë qëlluar nga Rripi i Gazës në zonën e Jeruzalemit.

Sipas Kanalit 12 të Izraelit, nuk raportohet për dëme të mëdha apo të lënduar ndërsa Qyteti i Vjetër është evakuuar.

Ekipet e ushtrisë po kontrollojnë ndërkohë nëse raketat kanë rënë në zona të banuara.

Sulmi ndodhi në një kohë kur me mijëra izraelitë po marshonin për të festuar Ditën e Jeruzalemit.

Hamasi kërcënoi në fillim të ditës se do të lëshonte raketat për shkak të përplasjeve të vazhdueshme në Jeruzalem.

Organizata më tej mori përgjegjësitë e sulmit duke thënë se u bë në “përgjigje të krimeve [izraelite] dhe agresionit kundër qytetit të shenjtë dhe ngacmimit të popullit tonë në Sheikh Jarrah dhe Xhaminë Al-Aqsa, dhe ky është një mesazh që armiku duhet ta kuptojë mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco