'Raketa ruse, mitraloza dhe pushkë kineze', marina amerikane sekuestron ngarkesën e armëve në Detin Arabik

'Raketa ruse, mitraloza dhe pushkë kineze', marina amerikane sekuestron ngarkesën e armëve në Detin Arabik

12:16, 09/05/2021

Një dërgesë e paligjshme armësh të avancuar është kapur në Detin Arabik në një mjet lundrimi pa shtetësi në datat 6-7 maj, njoftoi marina amerikane të shtunën e 8 majit.

Ngarkesa përfshin dhjetëra raketa ruse anti-tank, mijëra pushkë kineze tip 56 dhe qindra mitralozë PKM, pushkë snajper dhe granatahedhës me raketa.

Komponentë të tjerë të armëve përfshinin pamje të përparuara optike.

Ngarkesa është dërguar në SHBA deri në mbyllje të hetimeve, ndërsa nuk dihet ende origjina dhe destinacioni i saj.

Pas zhvendosjes së ngarkesës së paligjshme të armëve, u mor në pyetje ekuipazhi i anijes.

Pasi u furnizuan me ujë dhe ushqim, anija me vela u la e lirë të vijonte rrugën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco