Jeruzalem/ 136 të plagosur në përleshjet mes myslimanëve dhe policisë izraelite

Jeruzalem/ 136 të plagosur në përleshjet mes myslimanëve dhe policisë izraelite

18:59, 08/05/2021

Besimtarët palestinezë u përleshën me policinë izraelite të shtunën në kompleksin e xhamisë Al-Aqsa, një objekt i shenjtë si për myslimanët, ashtu edhe për hebrenjtë.

Ballafaqimi shënon një përshkallëzim të tensioneve, pas disa javë trazirash në Jeruzalem.

Shërbimet e urgjencës së Gjysmë Hënës së Kuqe palestineze thanë se 136 vetë ishin lënduar gjatë përleshjeve me policinë në pika të ndryshme të qytetit.

Pjesa më e madhe e të plagosurve, sipas këtij burimi, ishin lënduar në fytyrë e sy nga plumbat e gomës dhe copat e shashkave të përdorura nga policia. Forcat izraelite të rendit thanë se gjashtë policë kishin pësuar lëndime.

Ndërkaq, të premten trupat izraelite qëlluan për vdekje dy palestinezë dhe plagosën një të tretë pasi hapën zjarr në një bazë që përdoret nga Policia Kufitare, një grup paraushtarak që mbron territoret e pushtuara në Bregun Perëndimor.

Një seri incidentesh të dhunshme kanë shoqëruar kremtimet me rastin e muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit./ VOA/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco