Gjermania miraton lehtësimet për personat e vaksinuar

Gjermania miraton lehtësimet për personat e vaksinuar

20:19, 07/05/2021

Këshilli Federal, miratoi kërkesën e qeverisë për lehtësimin e masave për personat e vaksinuar dhe të shëruar nga coronavirusi.

Sipas Institutit Robert Koch (RKI), argumenti kryesor i qeverisë është se, këto grupe njerëzish nuk paraqesin më rrezik për infektimet dhe përhapjen e Covid-19.

Të enjten këto masa i ka miratuar edhe Bundestagu gjerman, me votat e partive të Unionit CDU/CSU, socialdemokratëve, ekologjistëve dhe të Majtës.

Këta persona nuk duhet të futen në karantinë pas udhëtimit, përveç nëse vijnë nga një zonë e mutantëve të coronavirusit.

Detyrimi për të mbajtur maskë në vende të caktuara dhe kërkesa për distancë në hapësirat publike duhet të vazhdojnë të zbatohen.

“Suksesi i vaksinimeve nuk do të thotë që ne mund të jemi të pakujdesshëm”, tha Ministrja Federale e Drejtësisë, Christine Lambrecht.

Rregullorja bazohet në Ligjin për Mbrojtjen nga Infektimet, i cili parashikon një frenë emergjente në të gjithë Gjermaninë, në vendet ku incidenca e infektimeve kalon 100 në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco