​Avokatët e ish-policit Chauvin kërkojnë gjykim të ri

​Avokatët e ish-policit Chauvin kërkojnë gjykim të ri

08:38, 05/05/2021

Avokati mbrojtës i ish-oficerit të policisë së Minneapolisit, i shpallur fajtor për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd ka kërkuar një gjyq të ri, duke thënë se gjykata abuzoi me informacionet e saj në disa pika dhe se vendimi për shpalljen fajtor duhet të hiqet për shkak të sjelljes së papërshtatshme të jurisë, thuhet në një dokument gjykate të dorëzuar të martën.

Ish-polici Derek Chauvin u shpall fajtor muajin e kaluar për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd më 25 maj të vitit të kaluar. Provat në gjyq treguan se Chauvin mbajti gjurin në qafën e Floydit për 9 minuta e gjysmë ndërsa afro-amerikani po thoshte se nuk mund të merrte frymë dhe më vonë nuk po lëvizte.

Avokati i mbrojtjes Eric Nelson përmendi shumë arsye në kërkesën e tij për një gjykim të ri. Ai tha se gjyqtari Peter Cahill abuzoi me informacionet e gjykatës dhe shkeli të drejtën e oficerit Chauvin për proces të rregullt dhe një gjykim të drejtë kur ai mohoi kërkesën e Nelsonit për të zhvendosur gjyqin në një qark tjetër për shkak të publicitetit paraprak.

Ai gjithashtu tha se gjykatësi Cahill abuzoi kur ai mohoi një kërkesë të mëparshme për një gjykim të ri për shkak të publicitetit gjatë procedurave, që avokati Nelson tha se kërcënonte drejtësinë e gjyqit.

Nelson i kërkoi gjykatësit të tërheqë vendimin me arsyetimin se juria u soll në mënyrë të papërshtatshme, u ndje nën presion dhe / ose nuk arriti t’i respektonte udhëzimet e jurisë, megjithëse nuk përfshiu detaje rreth këtij pohimi. Kërkesa për tërheqje të një vendimi nënkupton ngritje të dyshimeve për vlefshmërinë e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco