Presidenti amerikan pritet ta njohë masakrën ndaj armenëve si gjenocid

Presidenti amerikan pritet ta njohë masakrën ndaj armenëve si gjenocid

20:06, 22/04/2021

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, pritet ta njohë zyrtarisht masakrën e armenëve nga Perandoria Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore, si një akt gjenocidi.

Kështu raportojnë agjencitë Reuters dhe Asocciated Press (AP), duke u thirrur në burime të paidentifikuara. Vendimi mund të zemërojë Turqinë dhe të tensionojë edhe më shumë lidhjet mes aleatëve të NATO-s.

Njohja e gjenocidit nga ana e Bidenit do të shënonte shkëputje nga qëndrimi i ekuilibruar amerikan për këtë çështje.

Më 24 prill, Biden pritet të lëshojë një deklaratë, në të cilët do ta përdorë termin “gjenocid”.

“Siç unë e kuptova ai (presidenti Biden), mori vendim dhe do të përdorë fjalën gjenocid në deklaratën e tij”, tha një burim i njohur me këtë çështje, raporton Reuters.

Megjithatë, duke pasur parasysh rëndësinë e lidhjeve dypalëshe me Turqinë, në minutën e fundit, presidenti Biden mund të tërhiqet nga përdorimi i këtij termi, thanë këto burime./REL.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco