Miratohet projekt-ligji për njohjen e Uashington DC si shtet

Miratohet projekt-ligji për njohjen e Uashington DC si shtet

19:44, 22/04/2021

Prej disa dekadash pritet te riformatohet harta politike amerikane.

Këtë të enjte, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi legjislacionin që do të krijonte një shtet të 51-të, duke i dhënë mundësinë Uashington DC-së të ketë një përfaqësues dhe dy senator në Kongres.

Pas miratimit, lindi një debat i ashpër në Senat, ku kontrolli i ngushtë i demokratëve nuk do të jetë i mjaftueshëm për të kapërcyer kundërshtimin e fortë të Republikanëve.

Një copë toke e vogël, që përfshin Shtëpinë e Bardhë, Kapitolin dhe Shëtitoren Kombëtare, do të mbetej sipas projekt-ligjit, distrikt federal.

Në vend të Distriktit të Kolumbias, shteti i ri do të njihej me emrin Uashington, Komonuelthi Daglas, për nder të luftëtarit të famshëm kundër skllavërisë, Frederick Douglass, i cili jetoi në Uashington nga viti 1877 deri kur vdiq në vitin 1895.

Presidenti Joe Biden, mbështeti projek-ligjin dhe dha një deklaratë duke e quajtur statusin aktual të Uashingtonit “Një fyerje ndaj vlerave demokratike mbi të cilat u themelua vendi ynë”.

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë, e vlerëson Uashingtonin si të denjë për të qenë shtet, me “një ekonomi të fuqishme, një kulturë të pasur dhe një popullsi të larmishme amerikane nga të gjitha sferat e jetës që kanë të drejtë për pjesëmarrje të plotë dhe të barabartë në demokracinë tonë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco