Hyni brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Hyni brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

19:43, 22/04/2021

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë që po pret dënimin e tij, pasi u shpall fajtor për akuzën e vrasjes disa ditë më parë nga gjykata.

45-vjeçari Derek Chauvin ndodhet në burgun Oak Park Heights, në Minesota, ku i është rezervuar një qeli më vete, për ta ruajtur nga të burgosurit e tjerë.

Sipas “New York Times”, ai mbahet i izoluar 23 orë në ditë, në një burg që ka kamera në çdo qeli, ndërkohë që gardianët kontrollojnë qelitë çdo gjysmë ore.

Burgu ku po pret dënimin Derek Chauvin është një nga më të sigurtët në SHBA, duke mos pasur asnjë rast arratisjeje.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco