Karikaturat e profetit: Pakistani ‘përzë’ ambasadorin francez nga vendi

Karikaturat e profetit: Pakistani ‘përzë’ ambasadorin francez nga vendi

12:41, 20/04/2021

Qeveria e Pakistanit do hedh në votim në parlamentin e vendit që të përjashtojë ambasadorin francez nga vendi, pas protestave të dhunshme nga islamistët, sipas ministrit të brendshëm pakistanez.

Përjashtimi i ambasadorit bëhet pas protestave të disa radikalëve të një grupi pakistanez me emrin ‘’TLP’’, që kanë protestuar për më shumë se një javë rreth karikaturave të profetit Muhamed.

Pakistani të hënën ka nisur bisedimet me këtë grup.

‘’Pas negociatave të gjata me TLP, ne kemi ardhur në përfundim se do kërkojmë përjashtimin e ambasadorit francez’’, tha ministri i brendshëm, Sheikh Rashid Ahmad.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco