Provokon Franca, dërgon anije në Mesdhe

Provokon Franca, dërgon anije në Mesdhe

11:49, 20/04/2021

Turqia e konsideroi një veprim provokues afrimin e një anije kërkimore franceze të shoqëruar nga një fregatë greke në “shelfin e saj continental”.

Në 15 prill, thuhet në njoftimin e publikuar së fundi, kur ministri i jashtëm grek Nikos Dendias ishte në Ankara për bisedime me homologun turk, Mevlut Cavusoglu, Greqia lëshoi një NAVTEX tre ditor, ku informonte se anija e Francës, “L’Atalante” do të zhvillonte kërkime në jug të ishujve të Kretës e të Rodit në Mesdheun Lindor.

Turqia u përgjigj menjëherë po me një mesazh NAVTEX duke I treguar se zona e përcaktuar prej grekëve për kërkime në fakt ishte pjesë e “shelfit continental” turk dhe se Athina nuk kishte asnjë autoritet mbi të. Pavarësisht kësaj, L’Atalante, e shoqëruar nga fregata greke.

“Elli,” hyri në zonë në 17 prill. Dy fregata turke iu afruan menjëherë, por francezët dolën me pretendimin se ishin në ujëra ndërkombëtare e aty nuk kishin nevojë për leje lundrimi. Ngërçi nuk zgjati shumë dhe francezët e grekët u larguan, ndërsa ministria e jashtëm turke mësohet të ketë thirrur ambasadorët e të dy vendeve për të protestuar ndaj këtij episodi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco