Vdiq ish-zëvendëspresidenti amerikan Walter Mondale

Vdiq ish-zëvendëspresidenti amerikan Walter Mondale

09:21, 20/04/2021

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Walter Mondale, ka vdekur të hënën në Minneapolis në moshën 93-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.

Mondale ishte krahu i djathtë i Jimmy Carterit në fitoren presidenciale të 1976-s dhe në humbjen e tij katër vjet më pas.

Carteri e kishte konsideruar Mondalen “zëvendëspresidentin më të mirë në histori të Amerikës”.

Mondale humbi thellë në zgjedhjet presidenciale të vitit 1984 nga Ronald Reagani, duke siguruar fitore vetëm në Minnesota dhe Washington DC. Ai kishte marrë vetëm 13 vota elektorale kundrejt 525 të Reaganit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco