Britania e Madhe dërgon anije luftarake në Detin e Zi

Britania e Madhe dërgon anije luftarake në Detin e Zi

10:07, 19/04/2021

Anijet luftarake britanike do të lundrojnë për në Detin e Zi në maj për shkak të tensioneve midis Ukrainës dhe Rusisë, njoftoi The Sunday Times, duke cituar disa burime të larta nga Marina. Dërgimi i anijeve ka për qëllim solidarizimin me Ukrainën, e cila është aleate e Britanisë së Madhe dhe NATO-s.

Një shkatërrues i quajtur "Type 45", i armatosur me raketa anti-ajrore dhe një fregatë "Type 43" për të luftuar nëndetëset, do të lërë një pjesë të flotës të stacionuar në Mesdhe dhe do të kalojë përmes Bosforit drejt Detit të Zi.

Avionët luftarakë F-35B dhe helikopterët luftarakë Merlin do të jenë gjithashtu pjesë e një ekspedite lufte në transportuesin HMS Queen Elizabeth, në mbështetje të anijeve britanike në Detin e Zi.

Tensionet midis Moskës dhe Kievit janë rritur pas akumulimit të trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën dhe konfliktit në lindje të atij vendi midis ushtrisë ukrainase dhe forcave pro-ruse.

Një zëdhënës i ministrisë i tha The Sunday Times se qeveria e MB po punonte ngushtë me Ukrainën për të monitoruar situatën dhe vazhdoi t'i bënte thirrje Rusisë për të ulur tensionet në rajon.

" Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët tanë ndërkombëtarë janë të palëkundur në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës," tha zëdhënësi

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco