Bideni ndan 1,7 miliardë dollarë për të luftuar variantet e COVID-19

Bideni ndan 1,7 miliardë dollarë për të luftuar variantet e COVID-19

18:34, 16/04/2021

Administrata e presidentit Joe Biden ka bërë të ditur të premten se do të investojë 1.7 miliardë dollarë në Qendrën Amerikane për Kontroll të Sëmundjeve dhe Parandalim, për të ndihmuar në luftën kundër varianteve të COVID-19, të cilat po përhapen me shpejtësi të madhe në SHBA.

Investimi do të jetë pjesë e Planit amerikan të Shpëtimit të Bidenit, në vlerë prej 1.9 trilion dollarë dhe do të merret me hetimin dhe monitorimin e varianteve të reja, është bërë e ditur nga Shtëpia e Bardhë.

“Forma origjinale e COVID-19 tashmë është prezentë në vetëm gjysmën e të gjitha rasteve me COVID-19 në Amerikë sot. Variantet e reja të rrezikshme të virusit përbëjnë gjysmën tjetër”, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate të lëshuar për media.

Investimi do të ndahet në tri drejtime: 1 miliard dollarë do të shkojnë për Të zgjeruar renditjen gjenomike, 400 milionë për të ndërtuar gjashtë qendra të hulumtimit për epidemiologjinë gjenomike ndërkohë që 300 milionë do të shkojnë për të ndërtuar infrastrukturën nacionale të bioinformatikës.

Pjesa e parë e fondit do të shpërndahet në fillim të majit ndërkaq pjesa tjetër do të shpërndahet në vitet në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco