Kamioni ngel i varur mbi çati në Palermo, rezikon të bjerë mbi një ndërtesë

Kamioni ngel i varur mbi çati në Palermo, rezikon të bjerë mbi një ndërtesë

14:05, 16/04/2021

Një kamion ka mbetur pezull mbi çatitë në Caccamo, në provincën e Palermo.

Automjeti i madh ka mbetur në ajër dhe rrezikon të bie një ndërtesë ku jetojnë gjashtë familje. 

Karabinierët dhe zjarrfikësit evakuuan ndërtesën.

Operacionet janë ende në proces për të provuar heqjen e automjetit dhe për të shmangur dëmtimin serioz të ndërtesës.

Për momentin familjet janë të gjitha jashtë shtëpive të tyre.

Zjarrfikësit do të duhet të ndërhyjnë me dy vinça të mëdhenj, por koha nuk do të jetë e shkurtër për të hequr automjetin dhe për t'i rikthyer banorët në shtëpitë e tyre.

Ndërkohë, shkaqet e aksidentit janë akoma nën hetim.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco