Ekonomia kineze shënon rritje rekorde, shtetet tjera përtoke

Ekonomia kineze shënon rritje rekorde, shtetet tjera përtoke

12:40, 16/04/2021

Ekonomia kineze u rrit për një shifër rekorde prej 18.3 për qind në çerekun e parë të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndonëse shifra e rritjes ekonomike ishte pak më e ulët se parashikimi prej mbi 20 për qind, ajo përsëri është rritja më e madhe e GDP-së që nga koha kur Pekini filloi të grumbullonte të dhëna për këtë aspekt në vitin 1992.

Shifra e re tregon se ekonomia kineze po rimëkëmbet nga efekti i pandemisë pasi vitin e kaluar ishte ekonomia e vetme që shënoi rritje, përderisa fuqitë tjera botërore u goditën rëndë nga efektet e izolimit të vazhdueshëm.

Sidoqoftë, analistët thonë se shifra e raportuar nuk është aq mbresëlënëse sa duket, sepse krahasohet me një periudhë kur Kina vetë ka qenë në izolim, shkruan Daily Mail.

Shifra e rritjes ekonomike është ndihmuar edhe nga shpenzimet e mëdha të qeverisë, por prapë mbetet shembull për t’u lakmuar nga vendet tjera.

Ekonomistët në Gjermani thanë se ekonomia e fuqisë kryesore evropiane është tkurrur për 1.8 për qind në çerekun e parë të vitit si pasojë e izolimit të pjesshëm.

Ekonomia e Britanisë së Madhe gjithashtu pritet të tkurret për rreth 2 për qind, ndërsa Japonia dhe India nuk pritet të shënojnë rritje ekonomike deri në një periudhë më të mëvonshme gjatë këtij viti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco