Brazil: Gjithnjë e më shumë njerëz nën moshën 40 vjeç në kujdes intensiv

Brazil: Gjithnjë e më shumë njerëz nën moshën 40 vjeç në kujdes intensiv

09:03, 14/04/2021

Kriza e shkaktuar nga pandemia Covid-19 në Brazil po prek gjithnjë e më shumë të rinj, sipas të dhënave të spitalit të mbledhura gjatë muajit të fundit, sipas të cilave shumica e pacientëve në kujdes intensiv janë më të rinj se 40 vjeç.

 

Në Brazil, më shumë se 4,000 njerëz vdiqën nga koronavirus në 24 orë

Raporti u botua nga Shoqata Braziliane për Mjekësinë e Kujdesit Intensiv dhe bazohet në të dhëna nga më shumë se një e treta e njësive të kujdesit intensiv në vend, të cilat regjistrojnë një rritje të madhe të numrit të pacientëve midis popullatës së re që kanë nevojë për kujdes intensiv.

Për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë në Brazil, 52 përqind e kapacitetit të kujdesit intensiv u plotësua nga pacientë më të rinj se 40 vjeç.

Më shumë se 82,000 raste të reja të Covid -19 u regjistruan sot në Brazil, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 13.5 milion.

3.808 pacientë të tjerë vdiqën si rezultat i infeksionit me koronavirus.

Brazili është vendi i tretë në botë për nga numri i të infektuarve dhe i dyti për nga numri i vdekjeve nga pasojat e infeksionit koronavirus.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco