Biden i prerë me Putinin: Ukraina është shtet sovran dhe i pa prekshëm

Biden i prerë me Putinin: Ukraina është shtet sovran dhe i pa prekshëm

19:05, 13/04/2021

 

Presidenti i SHBA Joe Biden theksoi angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Ai e bëri këtë gjatë bisedës së sotme telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin dhe i bëri thirrje Rusisë të ulë tensionet në marrëdhëniet me atë vend, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Biden shprehu shqetësim rreth akumulimit të ushtrisë ruse në Krime dhe në kufirin me Ukrainën, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë, njoftoi Reuters.

Biden gjithashtu e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara do të veprojnë me vendosmëri në mbrojtjen e interesave të tyre kombëtarë në përgjigje të veprimeve ruse, të tilla si ndërhyrjet kibernetike dhe ndërhyrjet në zgjedhje.

Ai gjithashtu sugjeroi mbajtjen e një samiti me Putinin në një vend të tretë në muajt e ardhshëm.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco