Borrell akuzon Rusinë dhe Kinën: Po pengojnë përgjigjet për puçin ushtarak në Mianmar

Borrell akuzon Rusinë dhe Kinën: Po pengojnë përgjigjet për puçin ushtarak në Mianmar

14:49, 11/04/2021

Josep Borrell, Shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian, ka akuzuar Kinën dhe Rusinë se po pengojnë një përgjigje të unifikuar ndërkombëtare për puçin ushtarak në Mianmar, duke shtuar se BE-ja mund të ofrojë më shumë stimuj ekonomikë, nëse rikthehet demokracia në këtë shtet.

“Nuk është befasi që Rusia dhe Kina po bllokojnë përpjekjet e Këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për shembull për të vendosur embargo të armëve”, tha Borrelll më 11 prill.

“Konkurenca gjeopolitike në Mianmar do ta bëjë të vështirë gjetjen e një gjuhe të përbashkët”, tha Borrell, duke shtuar se “keni obligim që të tentojmë”.

Borrell tha se forcat e sigurisë kanë vrarë mbi 550 protestues të paarmatosur, përfshirë 46 fëmijë, gjatë protestave në Mianmar, që njihet ndryshe edhe si Birmani.

Protestat nisën pas puçit ushtarak të 1 shkurtit, kur ushtria mori pushtetin dhe arrestoi liderët e qeverisë civile, përfshirë edhe udhëheqësin de fakto të shtetit, Aung San Sun Kyi.

“Bota po sheh me tmerr teksa ushtria po përdor dhunë ndaj njerëzve të saj”, tha Borrell.

Kina dhe Rusia kanë lidhje me forcat e armatosura në Mianmar, pasi janë dy furnizuesit kryesor të këtij shteti për armë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco