Natë e vështirë në Greqi/ Ushtria ngre çadra për banorët e prekur nga tërmeti

Natë e vështirë në Greqi/ Ushtria ngre çadra për banorët e prekur nga tërmeti

22:00, 04/03/2021

Pas tërmetit të fuqishëm prej 6 Rihter që goditi së fundmi këtë zonë, banorët e prekur të Thesalisë, në Greqi kaluan një natë të vështirë.

Sipas mediave greke, banorët fjetën jashtë në çadra, pasi tërmeti dëmtoi disa fshatra në Elassona, ndërsa 6 persona u shpëtuan nga shërbimi zjarrfikës.

Nga tërmeti u prekën zonat e Trikalasë dhe Larisas, ndërsa shumë banorë e kaluan natën në hotele. Ushtria u shpërndau ushqim banorëve, disa prej të cilëve kaluan natën në afërsisht 30 çadra që ishin ngritur dhe të tjerë qëndruan në makinat e tyre.

Kanë ndodhur të paktën 100 pas tronditje që nga tërmeti me madhësi 6 Rihter në Elassona, ndërsa siç vuri në dukje drejtori i Institutit Gjeodinamik, Akis Tselentis, do të ketë tronditje të forta në ditët në vijim dhe i ftoi banoët të mos banorët të hyjnë në shtëpitë e tyre. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco