Pamje: Shpërthen pas lëshimit raketa e kompanisë 'SpaceX'

Pamje: Shpërthen pas lëshimit raketa e kompanisë 'SpaceX'

14:57, 04/03/2021

Kompania “SpaceX” ka arritur që ta lëshojë në tokë një nga prototipet e raketës “Starship” në fund të një fluturimi testues në lartësi të madhe.

Prototipi “Serial Number 10” u lëshua në Boca Chica të Teksasit. Prototipet e mëparshme, SN8 dhe SN9, u rrëzuan në tokë dhe nuk u lëshuan sipas planit.

Megjithatë, ky nuk ishte fundi i tregimit. Pas lëshimit në tokë, një zjarr shpërtheu në raketë dhe tetë minuta më vonë, raketa SN10 shpërtheu.

Sidoqoftë, kompania do të inkurajohet nga testimi dhe nga fakti se prototipi i raketës arriti që me sukses t’i kryejë manovrat fluturuese dhe të lëshohet me sukses në tokë.

Shefi i kompanisë, Elon Musk, thotë se këto raketa do të mund të përdoren për bartjen e njerëzve, qoftë përreth Tokës, qoftë për shkuarje në Hënë apo Mars, shkruan BBC.

Ai ia ka premtuar një udhëtim për në Hënë miliarderit japonez, Yusaku Maezawa. Japonezi madje po kërkon tetë persona për të udhëtuar bashkë me të, duke e hapur mundësinë për aplikim për të gjithë ata që janë të interesuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco