Tërmeti trondit sërish Greqinë, ja sa ishte magnituda

Tërmeti trondit sërish Greqinë, ja sa ishte magnituda

19:51, 03/03/2021

Nuk kanë munguar lëkundjet e tërmetit edhe në mbrëmje në Greqi, ku gjatë ditës një tërmet me magnitudë 6.3 shkalla rihter, goditi Larisan.

Vetëm pak minuta më parë, Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, raportoi për një një tërmet me magnitutë 5.3 të shkallës Rihter.

Epiqendra e lëkundjeve rezulton të jetë 30 kilometra në perëndim të Larisës dhe 17 kilometra në perëndim dhe jugperëndim të Tyrnavos.

Thellësia e vatrës sipas EMSC ishte 2 km.

Që pas pasdites së të mërkurës, Greqia vijon të ketë pasgoditje që shoqërojnë tërmetin e fuqishëm me magnitutë 6.3.

Lëkundjet shkaktuan panik në zonën e Larisas ndërsa për pasojë pati vetëm dëme materiale, pa humbje jetësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco