Tribunali i Hagës nis hetimet për krime lufte në Palestinë

Tribunali i Hagës nis hetimet për krime lufte në Palestinë

18:20, 03/03/2021

Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare ka hapur një hetim zyrtar mbi pretendimet e krimeve të luftës në territoret palestineze.

Fatou Bensouda tha se hetimi do të mbulojë ngjarjet në Bregun Perëndimor të okupuar nga Izraeli, Jerusalemin Lindor dhe Rripin e Gazës që nga 13 qershori 2014.

Muajin e kaluar, gjykata me qendër në Hagë vendosi që ajo të mund të ushtronte juridiksionin e saj penal mbi territoret, raporton bbc.

Izraeli e kundërshtoi vendimin e Bensoudas, ndërsa zyrtarët palestinezë e vlerësuan atë.

ICC ka autoritetin të ndjekë penalisht ata që akuzohen për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në territorin e shteteve palë në Statutin e Romës, traktatin e tij themelues.Izraeli nuk e ka ratifikuar kurrë Statutin e Romës, por sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara pranoi pranimin e palestinezëve në vitin 2015.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco