Ditën e parë si jo-president, Trump e kalon duke luajtur golf

Ditën e parë si jo-president, Trump e kalon duke luajtur golf

20:24, 22/01/2021

Në ditën e tij të parë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Donald Trump iu kthye pasionit të tij të vjetër: golfit. Ish presidenti republikan u shfaq i relaksuar në resortin e Floridas.

Teksa Joe Biden e kaloi mbrëmjen e parë në Zyrën Ovale duke parë spektaklin e fishekzjarrëve e duke firmosur urdhra ekzekutivë, fotot e postuara në Twitter treguan se Trump shijoi diellin dhe gjelbërimin, në dukje aspak i shqetësuar nga dorëzimi i postit.

Por ndonëse dashuria e tij për golfin njihet tashmë, ajo është kthyer edhe në një lloj strehe të tij pas disfatave të mëdha. Trump nuk e pranoi asnjëherë humbjen ne zgjedhjet presidenciale të nëntorit, e nuk mori pjesë as në inaugurimin e pasardhësit të tij. megjithatë, në fund nuk e shkeli traditën tre dekadëshe të udhëheqësve amerikanë në largim, duke i lënë Bidenit një letër në Zyrën Ovale.

I pyetur nga gazetarët, presidenti Joe Biden tha se letra ishte shumë bujare, por shtoi se nuk mund ta zbulonte  përmbajtjen e saj.

I pyetur nga gazetarët, presidenti Joe Biden tha se letra ishte shumë bujare, por shtoi se nuk mund ta zbulonte  përmbajtjen e saj pa biseduar paraprakisht me ish-Presidentin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco