Mutacioni është më vdekjeprurës/ Mediat: Duam prova nga Johnson

Mutacioni është më vdekjeprurës/ Mediat: Duam prova nga Johnson

19:53, 22/01/2021

Kryeministri britanik, Boris Johnson, bëri një deklaratë shokuese sot kur tha se mutacioni i koronavirusit, i njohur si varianti anglez, mund të jetë më vdekjeprurës.

Ai tha se ky mutacion mund të jetë 30 deri në 40 përqind më vdekjeprurës se versioni i vjetër i virusit.

Lajmi po dominon mediat botërore dhe ka krijuar shqetësim, pasi më herët ishte thënë se ky variant përhapej më lehtësisht, por nuk është më vdekjeprurës.

Johnson deklaroi në krah të këshilltarëve shkencorë se është optimist për rënien e infeksioneve, por paralajmëroi se numri i vdekjeve do të rritet për shkak të mutacionit.

Por mediat britanike e kanë kritikuar kryeministrin, duke thënë se nuk ka ofruar ndonjë provë për këto deklarata shokuese.

“Nuk ofroi asnjë provë të vetme,” shkruan Daily Mail, duke theksuar se infeksionet kanë rënë sërish dhe numri R është poshtë 1.

Mutacionet e shfaqur në Angli, Brazil dhe Afrikën e Jugut kanë shtuar frikën se vaksina nuk do jetë efikase.

Sipas ministrit të Shëndetësisë në Britani, Matt Hancock, të dhënat tregojnë se varianti i Afrikës së Jugut e bën vaksinën 50 përqind më pak efikase.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco