Greqia shtyn afatin e bllokimit të Kapshticës deri më 8 shkurt

Greqia shtyn afatin e bllokimit të Kapshticës deri më 8 shkurt

10:41, 22/01/2021

Greqia ka shtyrë sërish afatin e bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 08.02.2021. Lajmin e ka bërë me dije Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Në njoftim thuhet se kjo është një masë e vendosur nga autoritetet greke për përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë së COVID-19.

Deri në datën e përcaktuar dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur. Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë.

“Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë. Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë: Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 08.02.2021.

Sqarojmë se deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash). Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco