Plani ambicioz i Irlandës: Deri në shtator vaksinojmë të gjithë qytetarët

Plani ambicioz i Irlandës: Deri në shtator vaksinojmë të gjithë qytetarët

10:41, 22/01/2021

Irlanda ka në plan të vaksinojë të gjithë qytetarët kundër koronavirusit deri në shtator nëse rezervat lejojnë, tha Ministri i Shëndetësisë Stephen Donnelly.

"Ne po krijojmë një program vaksinimi bazuar në rezervat e vaksinave që do të lejonin çdo qytetar të vaksinohej deri në shtator," tha ministri irlandez në parlament.

Ky është një kalendar i përkohshëm" dhe "tregues" bazuar në "supozime" që varen nga shpërndarjet e ardhshme të vaksinave, disa prej të cilave ende nuk janë miratuar nga Bashkimi Evropian, tha ai.

Donnelly tha se 94,000 njerëz morën dozën e parë të vaksinës javën e kaluar dhe vlerësoi se Irlanda është në rrugën e duhur për të vaksinuar 140,000 qytetarë deri në fund të javës.

Në Irlandë, e cila ka një popullsi prej pesë milion banorësh, deri më tani 2,768 njerëz kanë vdekur nga virusi koronavirus.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco