Nipi i Joe Biden merr vëmendjen e gjithë botës derisa kërcen në krahë

Nipi i Joe Biden merr vëmendjen e gjithë botës derisa kërcen në krahë

18:54, 21/01/2021

Joe Biden  u shpall zyrtarisht presidenti i 46-të i SHBA-së me një ceremoni inaugurimi madhështore, por dikush tjetër mori gjithë vëmendjen.

Ai është Beau Biden, nipi i tij tetë muajsh, djali i Hunter Biden 50 vjeç dhe gruas së tij Melissa Cohen, 32.

Videoja ku Biden vallëzon me nipin e tij në krahë ndërsa shikonte koncertin e inaugurimit nga brenda Shtëpisë së Bardhë ka bërë xhiron e botës.

Çifti Hunter dhe Melissa u martua në maj të vitit 2019, dy javë pasi u takuan për herë të parë dhe djali i tyre lindi në mars.

Të mërkurën në mbrëmje, presidenti shijoi këngën “Lovely Day” ndërsa kërcente bashkë me nipin.

Beau i vogël i cili mori emrin e xhaxhait të tij të ndjerë, i cili vdiq nga kanceri i trurit në vitin 2015, në moshën 46-vjeçare kërcente përballë ekranit ndërsa Demi Lovato këndonte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco