Mijëra njerëz protestojnë kundër izolimit në Vjenë

Mijëra njerëz protestojnë kundër izolimit në Vjenë

20:40, 16/01/2021

Për të kundërshtuar masat ekstreme të ndërmarra nga qeveria për pandeminë e koronavirusit, 10 mijë protestues marshuan në kryeqytetin austriak, Vjenë.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e kancelarit, Sebastian Kurz, i cili pas një takimi me ekspertet e shëndetësisë propozoi të shtohen kufizimet anti-Covid.

Ndërkohë, edhe në Francë, rrugët e Parisit u mbushën nga demonstrues, të cilët kundërshtuan projektligjin e sigurisë. Ky draft ka për qëllim të ndalojë publikimin e të dhënave të oficereve të policisë.

Pas protestave të dhunshme dhe kritikave të ashpra, qeveria franceze njoftoi në fillim të dhjetorit se drafti fillestar do të rishkruhet, por protestuesit kërkojnë rrëzimin e plotë të ligjit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco