Space X shpërthen në flakë gjatë tentimit për tu ulur në tokë

Space X shpërthen në flakë gjatë tentimit për tu ulur në tokë

09:35, 10/12/2020

Një prototip rakete i kompanisë SpaceX ka shpërthyer gjatë një tentimi për t’u kthyer në Tokë nga një testim në lartësi të madhe.

Mediat e huaja bëjnë me dije se raketa Starship ka kryer testimin për gjashtë minuta e gjysmë nga Teksasi, në një mision për të arritur lartësi prej 12.5 kilometrave dhe për të bërë kthimin në mënyrë vertikale.

Nisja e pajisjes është shfaqur edhe në kanalin e SpaceX në YouTube. SpaceX deri më tani ka kryer pesë testime të modelit Starship, mirëpo modelet e mëparshme nuk kanë fluturuar më shumë se 150 metra.

Kjo kompani beson se do të mund të dërgojë njerëz dhe mallra në Mars brenda gjashtë vjetëve të ardhshëm

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco