Brexit/ Asnjë marrëveshje, palët shprehen se akoma mbeten ‘boshllëqe të mëdha’

Brexit/ Asnjë marrëveshje, palët shprehen se akoma mbeten ‘boshllëqe të mëdha’

09:17, 10/12/2020

Darka Darka e Boris Johnson me shefen e BE Ursula von der Leyen që synonin të arrinin një marrëveshje tregtare pas Brexit nuk ka sjell asnjë përmirësim.

Doëning Street tha "boshllëqe shumë të mëdha mbeten" por bisedimet do të vazhdojnë ditën e diel.

Zonja von der Leyen tha se të dy palët ishin ende "larg njëra-tjetrës".

Bisedimet midis kryenegociatorit të Mbretërisë së Bashkuar Lord Frost dhe Michel Barnier të BE do të rinisin në Bruksel ndërsa në darkën e kaluar të dy kryenegociatorët ishin pjesë e saj.

Koha po mbaron për të arritur një marrëveshje përpara 31 Dhjetorit, kur MB të ndalet duke ndjekur rregullat e tregtisë së BE.

Mospajtimet kryesore mbeten mbi të drejtat e peshkimit, rregullat e konkurrencës së biznesit dhe mënyrën se si do të policohet një marrëveshje.

Darka u pa si një mundësi e fundit për të punuar në pikat kryesore të qëndrimit dhe që të dy palët të përpiqeshin të gjenin një gjuhë të përbashkët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco