Telashe për Joe Biden/ Hunter në qendër të vëmendjes

Telashe për Joe Biden/ Hunter në qendër të vëmendjes

09:13, 10/12/2020

Nga Anthony Zurcher, BBC

Zgjedhjet presidenciale kanë mbaruar, por duket se Hunter, djali i presidentit të zgjedhur, Joe Biden- një shënjestër e vazhdueshme e republikanëve gjatë fushatës- do të vazhdojë të mbetet në lajme.

Njoftimi se Hunter është nën hetim për taksat nuk është plotësisht befasues. Ka muaj që është lënë të kuptohet se do ketë një hetim të tillë.

Me konfirmimin zyrtar megjithatë vjen një shqyrtim më i detajuar- dhe të tjera dhimbje koke politike për presidentin e zgjedhur.

Nëse republikanët ruajnë kontrollin e Senatit, seancat dëgjimore mbi financat e Hunter- dhe çdo lidhje me presidentin Biden- janë një përfundim i paralajmëruar. Dhe nëse hetimi kthehet në akuza reale, shqetësimet politike për familjen Biden mund të kthehen në çështje ligjore shumë të vërteta.

Ndërsa kritikët e Donald Trump do të nxitojnë të akuzojnë presidentin në largim për orkestrimin e këtij hetimi si hakmarrje politike, prokurori amerikan pas çështjes është një prokuror veteran. Edhe pse David Weiss është emëruar nga presidenti aktual, ai ka punuar edhe gjatë presidencës së demokratit Barack Obama.

Hunter Biden, në një deklaratë, thotë se ka vepruar ligjërisht dhe në mënyrë të përshtatshme. Nëse është kështu, kjo çështje mund të zbehet gradualisht. Por të jesh nën mikroskopin kriminal federal nuk është kurrë një çështje e këndshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco