Nikki Haley thotë se kunata e saj vdiq nga COVID-19

Nikki Haley thotë se kunata e saj vdiq nga COVID-19

14:39, 09/12/2020

Ish-ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, tha se kunata e saj ka vdekur pasi u infektua nga koronavirusi.

Haley shkroi në Twitter të martën në mbrëmje se Rhonda Lee Nelson, motra e burrit të saj Michael, "ndërroi jetë një ditë para Falënderimeve prej Covid".

Sipas një nekrologjie në internet, Nelson, 53 vjeçe, jetonte në West Milton, Ohio dhe vdiq më 25 nëntor. Ajo kujtohet si një këngëtare dhe muzikante në piano që "shërbeu për shumë vite brenda dhe jashtë kishës".

Sipas nekrologjisë së Nelson, shërbesa përkujtimore e së martës u mbajt në kishën e krishterë Shepherd's Field në Potsdam, Ohio.

Haley - guvernatori i Karolinës së Jugut në fund të vitit 2016 kur Presidenti Donald Trump e zgjodhi atë si ambasadore në Kombet e Bashkuara - nuk dha detaje të tjera mbi vdekjen e Nelson, e cila erdhi ndërsa numri i rasteve me koronavirus rritet në të gjithë vendin dhe në shtete përfshirë Ohio.

Një në çdo 193 njerëz në Ohio rezultonte pozitiv gjatë javës së kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco