Polonia-Hungari/ Duhen më shumë samite që të arrihet një marrëveshje për buxhetin e BE-së

Polonia-Hungari/ Duhen më shumë samite që të arrihet një marrëveshje për buxhetin e BE-së

14:34, 09/12/2020

Polonia dhe Hungaria mund të arrijnë një kompromis për të lejuar BE-në të kalojë buxhetin, por do të duhet një samit tjetër që marrëveshja të përpunohet përtej takimit të udhëheqësve të bllokut të planifikuar për këtë javë, tha Ministri i Jashtëm i Polonisë Zbigniew Rau.

"Nëse nuk mund të arrijmë një marrëveshje në dy ditët e ardhshme ... do të duhet të ketë një Këshill tjetër Evropian këtë vit ose negociatat do të zhvendosen në rrethana të reja nën presidencën Portugeze," i tha Rau radios shtetërore polake.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki dhe udhëheqësi i partisë në pushtet Jaroslaw Kaczynski u takuan me Kryeministrin hungarez Viktor Orban në Varshavë të martën në mbrëmje.

Orban tha se pas takimit kishte një "shans të mirë" për të hartuar një marrëveshje këtë javë.

BE ka qenë prej kohësh në kundërshtim me qeveritë nacionaliste të Varshavës dhe Budapestit, pasi Brukseli i akuzon për shkelje të udhëzimeve të sundimit të ligjit duke vendosur kontrollin politik mbi gjyqësorin, mediat dhe institucionet e tjera. Polonia dhe Hungaria mohojnë se politikat e tyre kërcënojnë shtetin e së drejtës dhe e përshkruajnë çështjen si ndërhyrje në punët e tyre të brendshme.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco