Përmbytet Sllovenia, rrëshqitje dheu e ngritje e nivelit të detit

Përmbytet Sllovenia, rrëshqitje dheu e ngritje e nivelit të detit

14:20, 09/12/2020

Reshjet e mëdha që kanë goditur Slloveninë dhe ngritja e nivelit të detit kanë përmbytur brogje, ndërsa kanë shkaktuar edhe rrëshqitje dheu dhe bllokim rrugësh, raportojnë mediat e atjeshme, transmeton Koha.net.

Raportohet se është bllokuar rruga kryesore që shpie drejt pikëkalimit kufitar Dragonja me Kroacinë.

Shi po vazhdon të bie, ndërsa aktualisht situata më kritike është në grykën e lumit Dragonja, kanë thënë zyrtarët që po e mbikëqyrin situatën.

 

Është vërshuar edhe Pirani.

Rrëshqitje dheu rreth 40 metra kub kanë ndodhur gjatë rrugës ndërmjet ndërtesave të banimit në lagjen Markovec të Koprit, duke marrë me vete edhe drurë. Qarkullimi është i mundur vetëm në një anë të rrugës mes Koprit e Dragonjes raportojnë mediat sllovene

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco