Shalom! Fundi i makthit për refugjaten etiopiane dhe vogëlushen e saj Shtatë vjeçarja Shalom u nda nga nëna e saj në eksodin kaotik të refugjatëve nga vendlindja e tyre etiopiane Humer muajin e kaluar

Shalom! Fundi i makthit për refugjaten etiopiane dhe vogëlushen e saj

14:15, 09/12/2020

Ndarja nga fëmija është makthi më i keq i çdo prindi. Dhe kjo është pikërisht ajo që i ndodhi Otash, një grua etiopiane që tani jeton si refugjate në Sudan.

Për një muaj, ajo nuk dinte asgjë për vendndodhjet e vajzës së saj shtatëvjeçare Shalom.

Më 7 nëntor, tre ditë pasi qeveria e Kryeministrit etiopian Abiy Ahmed filloi një operacion ushtarak kundër autoriteteve të rajonit të saj të lindjes Tigray, Otash e humbi nga sytë fëmijën e saj.

"Kur filluan bombradimet dhe të shtënat, unë u largova nga shtëpia për të gjetur motrën time, e cila është shtatzënë," thotë Otash, e cila dikur kishte një restorant në qytetin e saj në Humer.

"Nuk mund ta gjeja, kështu që u ktheva në shtëpi. Kur arrita atje, pashë që Shalom nuk ishte".

"Kërkova e kërkova, por nuk e gjeta. Nuk kisha zgjidhje tjetër përveç të ikja, se kishte shumë granatime," i tha Otash, AFP-së.

Duke shpresuar se do të mund ta gjente fëmijën në mesin e mijëra etiopianëve që u arratisën larg nga ofensiva, ajo i ndoqi ata në zonën kufitare.

"Një grua e moshuar nga komuniteti ynë po ndihmonte njerëzit për të mbledhur informacione rreth anëtarëve të familjes të zhdukur. Më thanë që ajo mund të ishte në Sudan, prandaj erdha këtu," thotë ajo.

Dy javë më vonë, ajo mori një telefonatë tjetër. Shalom nuk  kishte ikur nga qyteti Huma. Ajo ishte nën kujdesin e një familjeje që kishte qëndruar atje dhe pavarësisht  luftimeve, ajo ishte në vend të sigurt dhe shëndoshë e mirë.

Mamaja Otash shpejt kontaktoi Haftom Kahsai, një mik 29-vjeçar dhe klient i shpeshtë i restorantit të saj në shtëpi, duke e pyetur nëse mund të ndihmonte.

Në atë kohë, 29-vjeçari Haftom po bëhej gati të kalonte lumin Sitet që ndan Etiopinë nga Sudani, ku ai planifikonte të shkonte të  strehohej.

Rreth 49,000 refugjatë etiopianë kanë kaluar në Sudan, sipas Kombeve të Bashkuara.

Haftom tha se ai pastaj kontaktoi një shok në Humera që kishte një barkë me motor, duke shpresuar se mund ta shpëtonte vogëlushen Shalom dhe ta çonte në kufi.

"Unë prita atje dhe kur e vogla Shalom arriti me shokun time, e kaluam lumin së bashku me anije," i tha ai AFP-së në kampin Hamdayet të Sudanit, ngritur për refugjatët e sapoardhur.

"Në fillim, ajo po qante dhe kishte frikë," tha Haftom, duke shtuar se megjithë rreziqet me të cilat përballeshin, ai ishte "i lumtur që po e ndihmonte vajzën e vogël".

Më në fund, të martën, 7-vjeçarja Shalom u bashkua me nënën e saj Otash në kampin në Hamdayet.

Pas buzëqeshjes së Otashit, sytë e saj u përlotën tek ledhatonte flokët e zeza të vajzës së saj.

Ajo e gjeti vajzën e saj, por motra e saj shtatzënë mbetet e zhdukur.

Në buzëqeshjen e së voglës Shalom ndërkohë, nuk ka asgjë përveç lumturisë së pasosur. “Më mori malli shumë për mamin, por tani ndihem shumë mirë", tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco