VIDEO-FOTO/ iPhone i bie në vaskë gjatë karikimit, vdes e reja ruse

VIDEO-FOTO/ iPhone i bie në vaskë gjatë karikimit, vdes e reja ruse

13:54, 09/12/2020

Një e re ruse vdiq në vaskë nga rryma elektrike pasi telefoni që ishte në karikim ra në ujë.

Alesia Semenova, 24 vjeç, u gjet pa jetë nga shoqja e apartamentit në qytetin rus Arhangelsk.

‘Ulëriva, e tunda, por është e zbehtë, nuk merr frymë dhe nuk shfaq shenja jete’, i tha shoqja e tronditur, Daria, operatorit të urgjencës. ‘Kisha frikë, kur e preka më zuri korenti. Ka një smartphone në ujë, duke u karikuar’.

Mjekët e urgjencës konfirmuan se Semenova kishte vdekur në vaskë pasi telefoni i saj, iPhone 8, kishte rënë në ujë ndërsa ishte i vënë në prizë për t’u karikuar.

Një video selfie e një viti më parë e tregon teksa është në vaskë.

Autoritetet ruse nxorën paralajmërime për përdoruesit e celularëve, pasi këto raste janë shtuar.

‘Kjo tragjedi na kujton edhe një herë se uji dhe pajisjet elektrike të lidhura me rrjetin nuk shkojnë bashkë. Kjo vlen edhe për çdo pajisje mobile. Nëse ju bie celulari në ujë, më e keqja që mund t’ju ndodhë është prishja e tij. Por kur është i lidhur me rrjetin elektrik, e shohim se cilat janë pasojat’.

Në gusht, një 15-vjeçare ruse, Anna K, vdiq në Moskë në të njëjtat rrethana.

Vitin e kaluar, Lilija Novikova, 26 vjeç, yll ndërkombëtar pokeri, pati të njëjtin fat në banjë. Matematikania gjeniale ishte diplomuar në inxhinieri në një universitet kryesor rus dhe ishte e vetme në shtëpi kur vdiq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco